Çdo gjë do e bënin bashkë pa u ndarë.
Pesë banorë të zgjedhur nga lideri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Seno, kishin edhe një detyrë, që të bënin kosh në një kuti që ndodhej te tavolina në living.
Nëse Vëllai i Madh shikonte që loja nuk po respektohej nga të gjithë banorët, do i binte gongut që banorët të flinin sërish dhe t’a nisnin sfidën sërish nga fillimi.
E një gjë e tillë ndodhi disa herë, pasi disa prej tyre refuzuan që t’a kryenin lojën.
E si pasojë, Vëllai i Madh futi në shtëpi një zarf të kuq, ku thuhej se loja dështoi e për këtë arsye do të ketë penalizime.
“Banorë, Vëllai i Madh iu dha disa herë mundësinë për të nisur “Ditën perfekte”, por ju me vetëdije zgjodhët që të mos respektonit rregullat e lojës. Si pasojë do të përballeni me penalizime”, shkruhej në zarfin e kuq.
Tashmë publiku është kurioz se çfarë dënimi do të marrin banorët.
Be First to Comment