Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on January 2, 2026 By admin No Comments on

Mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Ndërsa në Alpe ditën e sotme priten reshje dëbore.

PARASHIKIMI I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

Sot pasdite (e premte, dt. 02) dhe nesër (e shtunë, dt. 03) do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Nesër në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Sipas llogaritjeve të IGJEO përgjatë datave (3 -7 Janar 2026) priten reshje intensive, kryesisht në veri dhe jug të vendit. Këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e premte, dt. 02) dhe nesër (e shtunë, dt. 03) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Lezhë, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në Alpe ditën e sotme priten reshje dëbore.

TEMPERATURA

Nesër (e shtunë, dt. 03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 16 °C
në vendet e ulëta: 7 / 15 °C
në vendet malore: 3 / 11 °C

ERA

Sot pasdite (e premte, dt. 02) dhe nesër (e shtunë, dt. 03) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Hyrje të reja që do të TRONDISIN banorët”/ Çfarë pritet të ndodhë në Prime-n e së shtunës në BBVip 5: Një letër e PAZAKONTË…
Next Post: Moti bën kthesën e FORTË/ Parashikohen përmbytje të mëdha! Ja qytetet që rrezikohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme