Kosova nuk ka tra në autostradë,
Ndërkohë, në Kalimash trau funksionon normalisht. Pagesa prej 5 euro mblidhet me saktësi zvicerane. Rrëshqitja ofrohet falas.
Në Shqipëri mobilizimi shtetëror është real vetëm në Facebook. ‘Kemi marrë masat’, ‘Jemi në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri’, ndërsa makinat rrëshqasin në akull. Një shtet që shqetesohet me shumë për komentet në rrjete sociale sesa për fatkeqësitë në rrjetin rrugor.
Dhe kur një shtet me dy dete rrëshqet më shumë se një shtet pa det, problemi nuk është klima. Është administrimi. ‘Kripa e Nusretit’ dhe… shakatë pa kripë…”.