Juliana ka qenë e martuar dhe ka dy djem, të cilët sot jetojnë në një fshat të Përmetit me familjen e burrit. Ajo thotë se pasi jetoi me të shoqin në Janinë, ai e ktheu te prindërit e tij dhe e la vetëm me ta për 12 vjet. Sipas Julianës, ajo është ngacmuar dhe provokuar nga vjehrri dhe është detyruar t’ia mbathë.
Përmes komunikimeve virtuale, ajo u njoh me Julian Gjoçajn, për të cilin pretendon se ka dashur ta shfrytëzojë duke e trafikuar.
Juliana: U gjetëm në telefon si puna e atyre që… u gjetëm! Më tha do të të ndihmoj, nuk më ndihmoI! Do të shkojmë në Suedi, tha. Pse më do mua ti, i thashë unë, për letrat? Më donte për letrat, donte të më shfrytëzonte, fliste në telefon me të tjera!
Ardit Gjebrea: Edhe njëherë?
Juliana: Fliste në telefon me tjetërkënd, me një grua tjetër!
Ardit Gjebrea: Të tradhtonte, jo të shfrytëzonte.
Juliana: Më shfrytëzonte se donte të më fuste në bordello!
Juliana thotë se në Suedi iku bashkë me të dhe përforcon akuzat se ai donte ta trafikonte.
Juliana: Ikëm në Suedi.
Eni Çobani: Ti shkove si gruaja e Julianit.
Juliana: Po, më çoi në shtëpinë e tij. Juliani merrej me drogë, donte të më shfrytëzonte mua!
Eni Çobani: Në ç’kuptim?
Juliana: Donte të më shfrytëzonte, donte të më çonte në bordello për lekë! Ishte i etur për lekë!
Nga Suedia, Juliana nuk u largua e vetme, por bashkë me Julian Gjoçajn dhe vendoset në shtëpinë e tij në Tiranë.
Ardit Gjebrea: Ti ike nga Suedia, nuk ike nga ai se me atë erdhe, bëre gjithë këtë rrugëtim dhe erdhe në Tiranë.
Juliana: Ika pra!
Gjon: Prapë te shtëpia atij!
Ardit Gjebrea: Prapë te shtëpia atij? Po si mund të shkosh te shtëpia e tij kur ai në Suedi donte të të shfrytëzonte?
Gjon: E di koka e kësaj!
Juliana: Unë doja që të lidhej ai, mos të bënte budallallëqe prapë!
Ardit Gjebrea: Ti doje që ta rregulloje atë, të bëhej djalë i mirë?
Juliana: Po pra! As djalë i mirë s’u bë dhe është një gjë shumë e keqe për mua në këtë mënyrë!/tvklan.al