Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on January 6, 2026 By admin No Comments on

Në fjalimin e tij, Vuçiq pretendoi se Serbia është nën sulm të vazhdueshëm politik dhe mediatik nga Prishtina, Zagrebi, Sarajeva dhe Podgorica, duke theksuar se vendi i tij, pavarësisht kësaj, do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen në rajon.

Sipas tij, Serbia po përballet me akuza të vazhdueshme dhe, siç i quajti ai, “gënjeshtra brutale”, për të cilat fajësohet për çdo krizë apo tension në Ballkanin Perëndimor.

Vuçiq deklaroi se Beogradi nuk ka sulmuar dhe as nuk planifikon të sulmojë askënd, por është vazhdimisht i akuzuar për destabilizim.

Në një tjetër pjesë të fjalimit, presidenti serb shprehu shqetësim për atë që e quajti “aleancë e re ushtarake” mes Zagrebit, Tiranës dhe Prishtinës, duke pretenduar se ajo është e drejtuar kundër Serbisë.

Ai theksoi se vendi i tij do të vazhdojë të forcojë kapacitetet ushtarake, duke garantuar, sipas tij, paqen dhe sigurinë, por duke paralajmëruar se Serbia do të japë “përgjigje të fortë” në rast të ndonjë agresioni.

Vuçiq foli gjithashtu për zhvillimet globale, duke deklaruar se “stuhi të mëdha” po përgatiten në botë dhe se rregullat ndërkombëtare po zëvendësohen nga “çmenduria”.

Ai përsëriti qëndrimin e tij se Serbia duhet t’i përmbahet së drejtës ndërkombëtare, duke përmendur rastin e Kosovës dhe duke e krahasuar atë me situata të tjera ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë, Vuçiq njoftoi se Serbia është e gatshme të investojë mbi 200 milionë euro në ndërtimin e aeroportit të Trebinjes, duke e paraqitur këtë si një projekt me rëndësi strategjike për Republikën Srpska dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Deklaratat e fundit të presidentit serb vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme në rajon dhe shihen nga analistët si vazhdimësi e narrativës së tij të zakonshme, ku Serbia paraqitet si viktimë e presioneve të jashtme, ndërkohë që përgjegjësitë për konfliktet dhe tensionet rajonale zhvendosen te fqinjët dhe aktorët ndërkombëtarë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: I dëbuar dy herë nga Britania, 31-vjeçari shqiptar sfidon drejtësinë angleze dhe publikon pamje nga jeta luksoze
Next Post: Vuçiq, ka vijuar retorikën e viktimizimit, duke akuzuar vendet e rajonit për, siç tha ai, “gjueti shtrigash”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme