Nga Vrina te stadiumet, Pallati i Kongreseve dhe projektet e tjera strategjike, Vendimet e KSI-së kanë vendosur alarmin për pastrimin e parash, duke vendosur në lëvizje edhe DASH…
Nuk ka më dyshim se Korporata Shqiptare e Investimeve është shndërruar në një nga instrumentet më të rrezikshme të pushtetit për tjetërsimin e pronës publike, një mekanizëm i ndërtuar enkas për të hequr kontrollin institucional, për të shmangur procedurat klasike të konkurrencës dhe për t’i kaluar pasuritë strategjike të shtetit shqiptar në duar private të paracaktuara.
Në krye të kësaj strukture që vepron si tampon mes politikës, biznesit të madh dhe kapitaleve të dyshimta qëndron Elira Kokona, drejtoreshë e Korporatës, e emëruar dhe e mbrojtur politikisht nga kryeministri Edi Rama.