Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on January 6, 2026January 6, 2026 By admin No Comments on

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se përmirësimi i kësaj situate do bëhet duke filluar nga dita e enjte.

“Reshjet do të vijojnë pasditen e sotme dhe ditën e nesërme në të gjithë vendin. Në qarqet, Shkodër Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër do të kemi reshje intensive. Në qarqet e tjera do reshjet e tjera do të jenë mesatare ose lokalisht intensive. Intensiteti i shtuar i reshjeve do të vijojë të sjellë edhe rritjen e prurjeve në lumenjtë Drin, Bunë, Mat, Vjosë, Shkumbin dhe liqenin e Shkodrës. Më kritike situata mbetet në Shkodër dhe Lezhë.

Do të jetë e enjtja që do të sjellë ndërprerjen e reshjeve dhe përmirësimin gradual të situatës- pra tërheqjen e ujit. Problemet do të vijojnë në qarqet Gjirokastër, Lezhë, Kukës- ku ndër të tjera përfshihet edhe rrëshqitja e dherave në zonat malore të këtyre qarqeve”, tha Gjoni.

Megjithatë edhe pse nuk do të kemi reshje, vendi do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta, çka do të sjellë edhe uljen e temperaturave.

“Të enjten dhe të premten vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta. Do të kemi rënie të temperatrurave, por jo aq sa të ulëta sa ishin në javën e parë të janarit”, tha Gjoni.

Temperaturat minimale dhe maksimale të enjten parashikohen:

Në zonat bregdetare 8/9 gradë celcius;

Në zonat e ulëta 7/8 gradë celcius;

Në zonat malore -3/0 gradë celcius.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: E mërkura me stuhi dhe rrebeshe! Kujdes pas mesditës, parashikohet për…
Next Post: Reshjet e shiut në vend, Gjoni: Kur do të përmirësohet moti dhe çfarë ndodh me temperaturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme