Ndërhyrja e shpejtë e forcave të rendit parandaloi që tragjedia të ndodhte.
Drama ndodhi brenda një shtëpie ku çifti jetonte së bashku. Sipas rindërtimit të karabinierëve, shqiptari, në një shpërthim tërbimi të dhunshëm gjatë një grindjeje të parëndësishme, fillimisht kërcënoi të vriste gruan e tij dhe më pas i lyeu rrobat dhe dyshemenë e kuzhinës me lëng të ndezshëm.
Qëllimi i tij, sipas hetimit, ishte t’i vinte flakën gruas.
Megjithatë, përpjekja për të kryer sulmin e tij u ndalua falë ndërhyrjes së guximshme të djalit të mitur të çiftit, i cili, duke përfituar nga një moment shpërqendrimi, arriti ta fshihte çakmakun nga babai i tij dhe të fitonte kohë deri në mbërritjen e karabinierëve. Ndërhyrja parandaloi më të keqen.
Pasi mbërritën në vendngjarje, karabinierët nisën hetimin e tyre fillestar dhe përcaktuan se incidenti nuk ishte një rast i izoluar.
U shfaqën akte të mëparshme dhune dhe ngacmimi të pa raportuara kundër gruas, duke konfirmuar një përshkallëzim të gjatë dhe të vazhdueshëm të abuzimit, informon media e vendit fqinj.
Shqiptari i cili më parë kishte qenë i dhunshëm ndaj gruas, u arrestua në flagrancë dhe është në pritje të procesit hetimor e gjyqësor.