Hetimi ka nisur që nga 5 janari dhe deri më tani ka çuar në arrestimin e 19 personave. Sipas burimeve të mediave turke, hetimet janë të lidhura me dyshimet për përdorim dhe nxitje të përdorimit të substancave të ndaluara, si dhe lehtësim të aktiviteteve të paligjshme në ambiente publike.
Të arrestuarit do t’u nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që hetimet për të zbuluar më shumë detaje mbi aktivitetet e paligjshme vazhdojnë. Përveç aktorëve, raportohet se janë shoqëruar gjithashtu menaxherë dhe pronarë të bizneseve të përfshira në operacion.
Situata mbetet në zhvillim, ndërsa pritet një vendim i prokurorisë për hapat e mëtejshëm ndaj personave të shoqëruar. Operacioni ka tronditur jo vetëm showbiz-in turk, por gjithashtu ka ngritur pyetje të reja për mundësinë e përfshirjes së të tjerëve në këtë rrjet të paligjshëm.