Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on January 10, 2026 By admin No Comments on

Duke i qëndruar pyetjes së Ahmetajt rezulton se “Lidl Shqipëria” SH.P.K. ka qenë duke operuar më herët nën emrin “LVM Real Estate Investments”, me administrator Ermir Bajramin dhe Gzim Sylën.

Ermir Bajrami është prej vitit 2022, zëvendës president i ‘Lidl Kosova’ dhe ‘Lidl Albania’ dhe anëtar bordi në Lidl International. Më herët nga viti 2019-2021, Bajrami ka qenë Drejtor i Operacioneve të Shitjeve në Lidl Zvicër. Ndërsa Gzim Syla rezulton Drejtor i Financave dhe Administratës të Lidl Kosova SH.P.K.

Kalimi i “LVM Real Estate Investments” në “Lidl Shqipëria” SH.P.K. është shoqëruar edhe me ndryshime në poste, ku brenda një periudhe 3-vjeçare, administratorët kanë ndryshuar disa herë. Referuar dokumentit të publikuar nag Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe dhe Inovacionit në lidhje me historikun e regjistrit të pronarit përfitues, rezulton se ‘LVM Real Estate Investments’ u bë ‘Lidl Shqipëria’ në shkurt të vitit 2023.

Asakohe pati ndryshime në drejtim, ku nga Boris Lozic dhe Dalibor Bosnjak, të cilët ishin administratorë, në vend të tyre u vendosën ‘NIKOLAOS Dr. iur. ATHANASIADIS, MBA, PRZEMYSLAW ROBERT PAKULA, Adriatik Dedej, Dragos Ionescu, Marc. Dy vite më vonë në mars të vitit 2025, ‘Lidl’ kaloi në administrim të Ermir Bajramit dhe Gzim Sylës. Në po të njejtën periudhë pati një sërë ndryshimesh në pronarët indirektë dhe në përqindjen e pronësisë.

Në intervistën për “Çim Peka Live”, Ahmetaj deklaroi gjithashtu se kompania “Lidl” ka marrë një koncesion për një terminal doganor me ekskluzivitet 35-vjeçar, me të drejtë rinovimi për 35 të tjerë edhe pse porti i ri ende nuk është ndërtuar. Ahmetaj theksoi se kjo ka sjellë shpronësime masive të pronarëve privatë, jo në funksion të një interesi të gjerë publik, por në favor të drejtpërdrejtë të një subjekti privat, çka sipas tij duhet të jetë objekt hetimi. Ahmetaj deklaroi se shpronësimet janë kryer praktikisht për llogari të Lidl, duke vënë seriozisht në dyshim konceptin e “interesit publik” që përdoret për të justifikuar ndërhyrjen e shtetit.

Por çfarë thotë statusi “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë”

Komiteti i Investimeve Strategjike në mbledhjen e datës 10 prill 2025 miratoi dhënien e statusit investitor strategjik për “LIDL – Shqipëria Qendër Logjistike” me subjekt “Lidl Shqipëria” sh.p.k. Projekti i investimit strategjik parashikon realizimin e investimit mbi 105 milionë Euro. Ai do të zhvillohet brenda gjurmës së Projektit të Ri Tregtar të Integruar të Durrësit me Zhvillues Autoritetin Portual Durrës, sipas Vendimit të KKTKU me nr. 09, datë 27.07.2022. Investimi synon të zhvillohet në një sipërfaqe totale prej 200 mijë m2, e cila ndodhet pranë zonës logjistike portuale në Porto Romano, Durrës.

Lidl është një zinxhir ndërkombëtar gjerman i shitjeve me pakicë me zbritje, me mbi 12,000 dyqane, të pranishme në çdo shtet anëtar të Bashkimit Evropian, Serbi, Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Aktualisht Lidl numëron mbi 376 mijë të punësuar në të gjithë botën dhe vitin e kaluar realizoi një xhiro prej 125.5 miliardë dollarësh.

Teksa ardhja e ‘Lidl’ ka ngritur dyshime dhe thashetheme mbi aktorët që qëndrojnë realisht pas tij, deri tani emrat e lartë përmendur janë ata të cilët u takon administrimi./Zëri.al

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Largohet La Nina, afrohet El Nino! Çfarë po ndodh me motin në Europë e Ballkan?
Next Post: Kush fshihet pas “Lidl”? Dy administratorët me “aventurë” nga tregu imobiliar te porti më i rëndësishëm i vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme