Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on January 19, 2026 By admin No Comments on

Shqiptarët kanë mundur të mbledhin në kohë rekord 200.000 euro që i duhen familjes, për operacionin dhe rikuperimin e modeles dhe influenceres së njohur në internet, Dajana Kalo. 25 vjeçarja ka pësuar hemorragji cerebrale dhe ndodhet në QSUT prej 29 Dhjetorit.

Motra shkruan se Dajana ka pësuar hemorragjia në tru është shkaktuar nga Malformacioni Arteriovenoz (AVM), një gjendje serioze dhe kërcënuese për jetën, ku enët e gjakut në tru janë të formuara në mënyrë jonormale dhe mund të çahen pa paralajmërim.

Me mijëra shqiptarë i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar Dajanën, pas apelit të motrës Bora dhe shumë personazheve të njohur të estradës dhe ekranit. Ndihmat kanë qenë të shumta dhe në pak orë janë mbledhur më shumë se 200.000 euro.

Dajana nuk do të jetë në gjendje të punojë për një periudhë të gjatë kohe, pasi aktualisht nuk është në gjendje të ecë dhe të lëvizë anën e djathtë të trupit, këmbën dhe dorën. Motra e saj, Bora shkruan se nga kjo situatë, ajo duhet të ndërpresë punën për t’u kujdesur për Dajanën.

Modelja dhe influencerja Dajana Kalo
Ndaj, familja ka kërkuar ndihmën e shqiptarëve, çdo donacion, pavarësisht shumës, sepse ata nuk kanë mundësitë financiare për operacionin e vështirë dhe fazën e rikuperimit të mëpasshëm. Fatmirësisht, brenda një kohe rekord, shuma pothuajse është mbledhur.

Ndërkohë, mësohet se vajza 25 vjeçare ndodhet e shtruar që prej 29 dhjetorit në pavionin e neurokirurgjisë në QSUT, ku raportohet se mjekët nuk kanë ndërhyrë ende, pasi për të vendosur për kirurgjinë, përfshirë edhe trombectominë, duhet më parë të kryhet ekzaminimi Arteriografi (DSA).

Mijëra shqiptarë i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar Dajanën
Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Rrezik për cunami në Santorini”/ Çfarë do të ndodhë nëse aktivizohet, alarmon profesori i njohur
Next Post: Shqiptarët mbledhin në kohë rekord 200.000 euro për Dajanën, modelja ka pësuar hemorragji cerebrale dhe ndodhet në QSUT prej 29 Dhjetorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme