Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on January 24, 2026 By admin No Comments on

Një YouTuber ka filmuar një avion me formë të pazakontë teksa fluturonte mbi bazën ushtarake amerikane Area 51, duke rikthyer edhe një herë misteret që rrethojnë këtë zonë famëkeqe.

Anders Otteson, i cili e përshkruan veten si backpacker dhe videograf, po dokumentonte udhëtimin e tij në shkretëtirë më 14 janar kur një mjet ajror i paidentifikuar kaloi mbi kokën e tij.

Ai tregoi se rreth dy orë më parë kishte parë atë që mendonte se ishin bombardues stealth B-2 Spirit duke fluturuar mbi Area 51, por ky avion i fundit dukej krejt ndryshe.

Sipas Otteson, mjeti kishte formën e një trekëndëshi të rregullt (ekuateral), një dizajn që studiuesit e UFO-ve e kanë quajtur prej vitesh “Dorito”, për shkak të ngjashmërisë me formën e çipit të njohur.

Misteri u thellua edhe më shumë kur një skaner që monitoron frekuencat radio të paenkriptuara të Area 51 kapi një transmetim të pazakontë: në vend të termave standardë ushtarakë, u dëgjuan fjalë kodesh të lidhura me birrë, ushqim dhe snack-e.

Otteson theksoi se kjo nuk është hera e parë që ky avion misterioz raportohet të jetë parë duke fluturuar mbi SHBA, duke ngritur sërish pyetje mbi teknologjitë sekrete që mund të testohen në zonën më enigmatike ushtarake të vendit.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Flota amerikane drejt Iranit, sa afër është SULMI?!
Next Post: Avioni sekret apo UFO? Misteri i “Doritos” mbi Area 51 në Amerikë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme