Ja deklarimi fillestar i ministres Sala në ILDKPKI. Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, e cila mori detyrën në shtator 2025, rezulton me një deklaratë pasurie që e rendit mes zyrtarëve më të pasur të kabinetit qeveritar. Të dhënat e depozituara pranë ILDKPI zbulojnë pasuri të konsiderueshme në pasuri të paluajtshme, aksione në kompani ndërkombëtare dhe fonde investimi me shifra që kalojnë disa miliona euro në total.
