Sipas raportimeve të mediave amerikane, një agjent federal hapi zjarr ndaj një burri, i cili, sipas autoriteteve, po u rezistonte urdhrave të tyre gjatë një operacioni.
Pamje video nga vendngjarja, që po qarkullojnë në rrjetet sociale, tregojnë një grup të madh agjentësh federalë duke u përleshur me një burrë. Në një moment, njëri prej agjentëve nxjerr armën dhe e qëllon viktimën. Sipas pamjeve, të shtënat vazhdojnë edhe pasi ai bie përtokë. Ai është identifikuar si Alex Pretti, 37-vjeç me profesion infermier.
ICE just shot and killed someone again. In Minneapolis.
5 shots. In front of Glam Doll Donuts
— Brian’s Breaking News and Intel (@intelFromBrian) January 24, 2026
Ky është rasti i tretë që përfshin agjentë federalë në Minneapolis brenda këtij muaji. Në fillim të janarit, një agjent i Imigracionit dhe Doganave qëlloi për vdekje 37-vjeçaren Renee Good, ndërsa në një tjetër incident, një agjent i ICE qëlloi në këmbë një emigrant venezuelian gjatë një operacioni tjetër.
Be First to Comment