Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on January 25, 2026 By admin No Comments on

Megjithatë konsumi në Shqipëri nuk ka reflektuar rënie. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, deri në fund të nëntorit janë importuar 3154 tonë cigare, nga 2 844 tonë që ishte sasia e importuar në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

“E keni mësuar që kalamaj, tani është ves’, thotë një qytetar.

“Po kjo paketë bën 3500 (lekë të vjetra) edhe unë jam në pension parakohshëm. Unë e fus kështu vetëm për të mundur stresin’, thotë qytetari.

“Shpresoj ta lë. Po nuk është se e kam tentuar ndonjëherë”, thotë një tjetër.

Mjekja pranë Institutit të Shëndetit Publik, Gentiana Qirjako, shprehet se përgjithësisht dunapirja nis në moshë të re, dhe askush nuk mendon për pasojat, edhe pse shenjat e para shfaqen herët.

“Efektet shëndetësore nuk shfaqen menjëherë, gjë që i gënjen të rinjtë. Megjithatë, ka shenja si kolla e bezdisshme, ndryshimi i zërit dhe vështirësia në përqendrim’, tha mjekja Gentiana Qirjako.

Me kalimin e viteve, sipas Qirjakos, këto pasoja bëhen edhe më të rënda.

“Zakonisht po themi rreth 40-ave fillojnë të duken dukshëm efektet. Mund të lidhen dhe me sëmundjet e zemrës. Shpeshherë hipertensioni, sëmundjet e tjera kardiake janë të lidhura dhe me përdorimin e du duhanit. Pastaj efekti kryesor pa diskutimi që është kanceri i mushkërisë”, tha ajo.

Shumica e konsumatorëve janë të vetëdijshëm për pasojat që duhanpirja sjell në shëndet.

“Nuk duhet ta pimë. Shumë gabim’, thotë një qytetar.

“Po mjeku atë në radhë të parë thotë, le duhanin se bën dëm’, thotë një tjetër.

Por pse qytetarët e kanë kaq të vështirë të heqin dorë nga ky ves?

“Shpesh herë të rinjtë thonë që unë ndihem nervoz, kam ankth kur nëse nuk pit cigare dhe kjo është e vërtetë dhe është efekt pikërisht i asaj që ne lidhim me varësinë. Ditët e para, javët e para do të thoja janë shumë të vështira dhe sigurisht që lidhen shpesh dhe me një qëllimin që individi i vë vetes’, thotë mjekja.

Sipas mjekëve, vullneti dhe dëshira e individit për të hequr dorë nga duhani mbeten elementët kyç për suksesin e këtij procesi./ReportTv.al

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Valojeni dhe pijeni si çaj, hithra shëron dhimbjen e kockave “përgjithmonë” (VIDEO)
Next Post: Rritet çmimi i cigareve, konsumi mbetet i pandryshuar! Mjekja: Efektet tek të rinjtë nuk shfaqen menjëherë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme