Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, është shprehur se ka dyshime të forta se Jeffrey Epstein ka ardhur dy herë në Shqipëri, njëherë në vitin 2009 dhe njëherë në vitin 2018. Komentet Prençi i bëri në një emision televiziv, ku tha se Epstein dhe politikanë të tjerë që kishin rënë në ‘kthetrat‘ e tij, e pëlqenin Ballkanin për vajzat e bukura dhe për bregdetin që Shqipëria dhe Mali i Zi kanë.
