Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on February 5, 2026 By admin No Comments on

“Unë jam një zonjë që kam 8 vite e martuar dhe jam nënë e një djali 6-vjeçar. Prej rreth 4 muajsh kam mësuar se bashkëshorti më ka tradhtuar me një grua tjetër, e cila është gjithashtu e martuar prej 16 vitesh dhe ka dy fëmijë.

Bashkëshorti im punonte në rrobaqepësi së bashku me dashnoren e tij, dhe prej më shumë se një viti më tradhtonte me të. Mua më thoshte se ishte jashtë orarit të punës, por në fakt shkonte në hotele me të. Në dhjetor të vitit të kaluar, më tha se do të shkonte në Dukagjin për të çuar një porosi, ndërkohë që ata të dy kishin shkuar bashkë në hotel. Ajo kishte marrë me vete edhe kunatën e saj, dhe priti derisa ajo të flinte për të shkuar në dhomën e burrit tim.

Tradhtinë e tyre e zbuloi edhe bashkëshorti i saj, në të njëjtën kohë kur e mësova dhe unë.

Shqetësimi im kryesor është se kjo zonjë, i thotë burrit tim të mos më japë asnjë lek për djalin tonë, dhe ai e dëgjon. Unë nuk po ia dal dot e vetme, jetoj me qira, puna që bëj nuk më paguan shumë, dhe për më tepër, bashkëshorti më ka futur në borxhe të cilat nuk po arrij t’i laj.“

Ajo ndan me dhimbje historinë e saj, duke rrëfyer se tradhtia ndodhte fshehurazi, ndërsa bashkëshorti i saj pretendonte se punonte jashtë orarit. Në të vërtetë, sipas saj, ai kalonte kohë me të dashurën e tij në hotele, madje edhe në udhëtime të largëta që “gjoja i justifikonte me punë”.

Një rast që ajo shprehet se e shokoi më shumë ishte një udhëtim në Dukagjin, ku bashkëshorti i saj dhe e dashura qëndruan së bashku në të njëjtin hotel. Gruaja pretendon se e dashura priti të zinte gjumi burrin e saj për t’u futur në dhomën e tij.

Tradhtia u zbulua në të njëjtën kohë si nga bashkëshortja e burrit ashtu edhe nga burri i të dashurës, duke sjellë një krizë të madhe në jetët e të gjithë të përfshirëve. Por për gruan e tradhtuar, pasojat kanë qenë shumë më të rënda.

Ajo thotë se e dashura, ka ushtruar ndikim të madh mbi bashkëshortin e saj, duke e bindur atë të mos japë asnjë mbështetje financiare për djalin e tyre.

Për momentin, gruaja thotë se është në vështirësi të mëdha ekonomike, jeton me qira dhe përpiqet të mbijetojë me një pagë të ulët, ndërsa mban mbi supe edhe borxhet e grumbulluara nga bashkëshorti i saj.

“Gratë duhet të bëjnë kujdes. Ka femra që enden rrugëve dhe i shpëlajnë trurin burrave tanë, duke i kthyer ata kundër familjeve të tyre.”

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Tragjedia shqiptare në Itali, miku i ngushtë i 22-vjeçarit Kola: E kishin objektiv shtëpinë, ishin krenarë që ia dolën
Next Post: E trishtë ne Tiranë! Burri me tradhton me gruan e martuar, priti te flija unë dhe u fut te krevati im me burrin…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme