Qepa e kuqe përveç që është njëri nga përbërësit më të përdorur të kuzhinës, mund të jetë edhe zgjidhje për shumë probleme të flokëve. Qepa e kuqe është një depo e squfurit dhe është e pasur me veti antibakteriale, prandaj është përdorur për të forcuar flokët dhe për të dhënë të gjitha lëndët ushqyese që i duhen për rritje të shëndetshme.
