Mediat e huaja bëjnë me dije se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën për të gjetur banorët që janë bllokuar nën rrënoja. Dëshmitarët okularë thanë se shpërthimi i një bombole gazi shkaktoi shembjen e objektit. Ndërsa ekipet e posaçme po bëjnë hetimet për zbardhjen e plotë të tragjedisë.