Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on February 7, 2026 By admin No Comments on

Në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube, ku është hapur “livestream-i” i pritjes orë përpara fillimit të spektaklit, ka ndodhur e paimagjinueshmja.

Edhe pse në ekran nuk shfaqej asgjë tjetër veçse logoja statike e “Big Brother VIP Albania” dhe ora 21:00, numri i personave në pritje ka kapur shifrën stratosferike prej mbi 153 mijë shikuesish të njëkohshëm.

Për të kuptuar përmasat e këtij “tërmeti” digjital, mjafton të bëhet krahasimi me rekordin e mëparshëm të këtij edicioni të pestë.

Interesi më i madh deri më tani ishte regjistruar pak ditë më parë gjatë “Prime-t” të Rogertit, kur pritej vendimi për skualifikimin e tij. Pritja në YouTube para nisjes së emisionit ishte vetëm 18 mijë persona.

Diferenca abisale konfirmon se Luiz Ejlli mbetet “Mbreti” i padiskutueshëm i audiencës, duke e kthyer këtë mbrëmje në një ngjarje kombëtare.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Reagimi i Mirit kur sheh momentet e ëmbla mes Selinës dhe Gimbos (VIDEO)
Next Post: Bashkë me Luiz Ejllin, rikthehen thyerjet e rekorde në Big Brother VIP Albania: Ja çfarë ndodhi në nisje të Prime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme