Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on February 8, 2026 By admin No Comments on

Pamjet u përhapën me shpejtësi dhe sollën reagime të forta te ndjekësit, të cilët shprehën shqetësimin e madh për gjendjen e saj dhe kërkuan ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet.

Pas publikimit të videos, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Njësisë Administrative nr.2, zonë ku banon familja Hajdini. Kryetari i kësaj njësie, Florian Pullazi u angazhua personalisht për menaxhimin e kësaj ngjarje. I shoqëruar nga ekipet e emergjencës dhe nga efektivët e Policisë së Shtetit, ai ka shkuar në banesën ku jetojnë vëlla dhe motër dhe kryen vlerësimet e nevojshme.

Megjithatë, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike u vendos që të dy, të shoqëroheshin për ndihmë të specializuar mjekësore, ndërkohë që video u fshi menjëherë nga rrjetet sociale.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, Pullazi së bashku me ekipin e emergjencës dhe efektivët shoqëruan për në spital dy anëtarët e familjes Hajdini.

Gjithashtu bëhet me dije se Sonida më herët ka qenë e shtruar në Spitalin e Shëndetit Mendor në Tiranë dhe ishte lënë në trajtim ambulator, nën kujdesin e një kujdestareje të caktuar nga familja.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se aktualisht vëlla e motër ndodhen të shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës, ku po marrin trajtim më të specializuar dhe janë nën monitorim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Arbana Osmani në krye të “Ferma VIP”, emrat e personazheve që ka kërkuar! Kush janë miqtë që do të bëhen pjesë e “reality”
Next Post: Dalin pamjet e Genardit dhe Sonidës duke i çuar në spitalin psikiatrik! Cfarë po u ndodh atje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme