Skip to content

Lajmi I Fundit

“Thaçi i ka mashtruar”/ Gjyqi në Hagë, prokurorja me akuza të rënda: Ndërkombëtarët nuk e kuptonin çfarë po ndodhte

Posted on February 10, 2026 By admin No Comments on “Thaçi i ka mashtruar”/ Gjyqi në Hagë, prokurorja me akuza të rënda: Ndërkombëtarët nuk e kuptonin çfarë po ndodhte

Sot është dita e dytë e shpalosjes së deklaratave përmbyllëse në rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.

Në fjalën e saj, Prokuroria po pretendon se Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët, andaj deklaratat e këtyre të fundit duhet të merren me rezervë lidhur me UÇK-në, komandën e organizatës dhe rolin e ish-eprorëve në të.

“Ata nuk e dinin se ai [Thaçi] mund të bënte emërime ushtarake…Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarë të tjerë është që Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtet se si funksiononte UÇK-ja. Veçanërisht Rubin dhe Clark treguan se nuk kishin asnjë interes për të kuptuar çfarë ndodhte në realitet dhe besonin se puna e tyre ishte në anën e duhur të historisë dhe nuk u përballën me atë çka po dëgjon tashmë ky trup gjykues”.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Zbulohet lidhja mes dy këngëtarëve të njohur, ja çfarë e paska Miri, Anjeza Shahinin(VIDEO)
Next Post: Pretendohet se Epstein është gjallë dhe ka mashtruar, BBC verifikon të vërtetën…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme