Skip to content

Lajmi I Fundit

Dalin pamjet kur Laert Vasili puth në buzë me forcë konkurrenten e Përputhen (VIDEO)

Posted on February 11, 2026 By admin No Comments on Dalin pamjet kur Laert Vasili puth në buzë me forcë konkurrenten e Përputhen (VIDEO)

Një incident i rëndë dhe i paprecedentë ka ndodhur në studion e emisionit “Për’puthen”, ku protagonisti Laert Vasili ka shokuar të gjithë me veprimin e tij ndaj njërës prej vajzave konkurrente, Esmes.

Në videon e publikuar, shihet momenti kur aktori ngrihet papritur nga vendi dhe i drejtohet vajzës, duke e kapur nga koka dhe duke e puthur me forcë në buzë, pa dëshirën e saj.

Situata ka krijuar një gjendje shoku në studio. Esme ka mbetur e shtangur dhe e tronditur nga ky veprim i befasishëm, duke ulur kokën dhe duke mos reaguar, ndërsa Megi Pojani është detyruar të ndërhyjë për të menaxhuar situatën kaotike.

“Është situatë pak e paparashikuar në program… Esme e di që është në shok,” – dëgjohet të thotë moderatorja, ndërsa përpiqet të qetësojë situatën pas gjestit të pakontrolluar të Laertit.

Ky veprim i rëndë, i cili cënoi hapësirën personale të vajzës, ka sjellë pasoja të menjëhershme. Burime bëjnë me dije se pas këtij momenti, Laert Vasili është përjashtuar përfundimisht nga programi.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Plas” grushti në Kuvend! Deputeti përfundon i gjakosur dhe me hundë të thyer (VIDEO)
Next Post: Plas keq në “Big Brother VIP 5”, Kristi nuk duron më provokimet e Rogertit, i hedh ujin në fytyrë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme