Skip to content

Lajmi I Fundit

Albin Kurti zgjidhet për herë të tretë Kryeministër i Kosovës, betohet në Kuvend: Do….

Posted on February 11, 2026 By admin No Comments on Albin Kurti zgjidhet për herë të tretë Kryeministër i Kosovës, betohet në Kuvend: Do….

Albin Kurti është zgjedhur Kryeministër i Kosovës për herë të tretë radhazi. Qeveria e re, me Kurtin në krye, mori 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim.

Ky është mandati i tretë qeverisës i Kurtit, ndërsa vendi vjen pas një periudhe njëvjeçare bllokade.

Në seancën e parë të kësaj dite, pas një procesi të gjatë që pasoi seancën e kaluar, u zgjodh edhe Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, mori 66 vota.

Po ashtu, u zgjodhën edhe pesë nënkryetarët e Kuvendit, të propozuar nga partitë politike.

Pas zgjedhjes, Albin Kurti është betuar si kryeministër i ri i Kosovës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai premtoi se do ta zbatojë ligjin, do ta respektojë Kushtetutën dhe do të punojë me përkushtim për përparimin e vendit.

“Më lejoni t’ju falënderoj për mbështetjen e dhënë. Betohem se do ta kryej me përkushtim dhe nder detyrën e anëtarit të Qeverisë, do të respektojë Kushtetutën, ligjet dhe rendin juridik dhe do të angazhohem për përparimin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës”, tha Kurti në Kuvend.

Po ashtu, edhe ministrat e qeverisë së re të Kosovës janë betuar, duke nënshkruar te një deklaratë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Nuk ishte dëshira ime”/ Renato Mekolli zbulon arsyen e largimit nga Shqipëria: Jeta ime u kërcënua nga segmente të politikës! Çdo denoncim zhdukej nga policia
Next Post: Çudirat s’kanë fund/ I riu vjedh argjendarinë, pas grabitjes largohet me gomar! (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme