Skip to content

Lajmi I Fundit

Vajza e Mark Frrokut shpërthen keq ndaj Rudina Dembacajt: Po na ndan nga i vetmi prind që kemi!

Posted on February 12, 2026 By admin No Comments on Vajza e Mark Frrokut shpërthen keq ndaj Rudina Dembacajt: Po na ndan nga i vetmi prind që kemi!

Vajza e ish-deputetit, Mark Frroku i është drejtuar këtë të enjte redaksisë së Newsbomb.al duke na sjellë një tjetër panoramë nga ajo që është shfaqur publikisht në rrjetet sociale.

Ajo ka hedhur dritë mbi një realitet, që sipas saj qëndron larg imazhit të harmonisë familjarë të ekspozuar me dhjetëra herë nëpër rrjetet sociale nga bashkëshortja e babait të saj, aktorja Rudina Dembacaj.

Në deklaratën e dërguar për redaksinë tonë, Mara Frroku, ka theksuar se në këto momente ndjen dhimbje kur sheh deklaratat e Dembacajt se fëmijët e bashkëshortit i konsideron si “fëmijët e vet”.

Sipas Marës mesazhet e bukura nëpër rrjetet sociale dhe publik mund të krijojnë imazhin se gjithçka shkon “perfekt”, por realiteti brenda familjes është ndryshe dhe se sipas saj, Rudina Dembacaj është ajo që po krijon barriera mes tyre dhe të atit, Markut.

“Prindëria nuk provohet me deklarata, por me sjellje. Nuk është humane të thuash “janë të mitë” dhe njëkohësisht të ndash fëmijët nga i vetmi prind qe kane apo nga shtëpia e tyre. Familja mbahet me prani dhe përfshirje, jo me kontroll. Sot mjafton të veshësh petkun e familjes për kamera dhe të quhesh i madh; roje porte në shtëpi, protagonist në media”, është shprehur Mara për Newsbomb.al.

Teksa vlen të theksohet se në fund të deklaratës së saj, ajo ka zgjedhur që të “firmosë” me emrin Mara Hanvera Froku, duke vendosur emrin e nënës së saj, dhe jo të babait. Një detaj ky që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe që tregon qartë marrëdhënien e “ftohtë” mes tyre, dhe shkak sipas Marës është bërë pikërisht aktorja Rudina Dembacaj.

Mara, Erta dhe Nardi janë tre fëmijët e ish-deputetit socialist, Mark Frroku. Vetë Rudina Dembacaj, e cila po ashtu ka një vajzë nga martesa e saj e parë, Viktorian, shpesh herë ka ndarë në rrjetet sociale momente krah fëmijëve të bashkëshortit të saj, madje ka pohuar se sillet me ta dhe i sheh sikur të ishin të vetët.

“Sot që flasim unë nuk e imagjinoj dot jetën time pa ta, në mënyrë absolute. Edhe kur kanë probleme, problemet e moshës, unë përpiqem të jem personi që vihet në pozicionin e tyre. Bëhem shumë më pak qortuese dhe mundohem të jap shembullin tim. Unë ata fëmijë i dua”, deklaronte e përlotur vetë Dembacaj në shtator të 2023 në një intervistë të dhënë për Top Channel.

Deklarata e plotë e Mara Frrokut:

Këtë deklaratë e shkruajmë me dhimbje, jo me inat, pas disa deklaratave publike Rudina Dembacaj thote se “fëmijët e burrit janë fëmijët e mi”. Fjalët dhe fasadat mund të duken bukur për miqtë, por familjarët e dinë të vërtetën.

Prindëria nuk provohet me deklarata, por me sjellje. Nuk është humane të thuash “janë të mitë” dhe njëkohësisht të ndash fëmijët nga i vetmi prind qe kane apo nga shtëpia e tyre. Familja mbahet me prani dhe përfshirje, jo me kontroll. Sot mjafton të veshësh petkun e familjes për kamera dhe të quhesh i madh; roje porte në shtëpi, protagonist në media. Por fasadat janë klishe, dhe veprimet jo humane nuk duhen duartrokitur duhen mbajtur përgjegjësi.

Mara Hanvera Frroku

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Trump paralajmëron IRANIN për pasoja “shumë traumatike” nëse nuk e bëni atë që…
Next Post: “Kush nga banorët e BBVA meriton një shpullë”- Pyetja e turpshme e Salsanos dhe përgjigja që dha Joz Marku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme