Skip to content

Lajmi I Fundit

“Kush nga banorët e BBVA meriton një shpullë”- Pyetja e turpshme e Salsanos dhe përgjigja që dha Joz Marku

Posted on February 12, 2026 By admin No Comments on “Kush nga banorët e BBVA meriton një shpullë”- Pyetja e turpshme e Salsanos dhe përgjigja që dha Joz Marku

Joz Marku, ish-banori i “Big Brother VIP 4”, i cili u bë kryefjalë e mediave për incidentin e bujshëm ku goditi me shpullë Gjestin, është rikthyer të flasë për formatin në një intervistë për emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio.

Gjatë bisedës me Salsano Rrapin dhe Elona Duron, Jozi është vendosur në një pozitë të vështirë kur moderatori i ka bërë pyetjen “1 milion dollarëshe”, duke i kërkuar të përmendë emrin e një banori aktual që meriton një “shpullë” nga ai.

“Salsano më ke vendosur shumë në siklet,” – u përgjigj Jozi duke qeshur dhe duke u përpjekur t’i shmangej një përgjigjeje direkte.

Megjithatë, Salsano ka insistuar duke marrë si shembull sjelljen e Rogertit ndaj Luizit, duke përmendur momentet kur Rogerti e ndiqte kudo, madje edhe te dera e dushit.

“Po të ishe në vend të Luizit, çfarë do t’i kishe bërë?” – e pyeti aktori.

Përgjigja e Jozit shkaktoi të qeshura në studio, duke zgjedhur humorin në vend të dhunës: “Unë të paktën do ja kisha hequr (të brendshmet), të më kishte parë ashtu siç duhet.”

Kur Elona e pyeti drejtpërdrejt nëse do t’i kishte futur shpullë Rogertit, Jozi e mohoi kategorikisht: “Jo mo jo.”

Për sa i përket ecurisë së këtij edicioni të pestë, ish-banori u shpreh kritik, duke theksuar mungesën e talenteve dhe artit.

“Shumë pak art. Nuk shkon Big-u vetëm debat, debat. Duhet të përcjellësh dhe pak art. Okej, debati të mban në lojë, por mos harro që je VIP dhe duhet të nxjerrësh artin tënd,” – përfundoi ai.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Vajza e Mark Frrokut shpërthen keq ndaj Rudina Dembacajt: Po na ndan nga i vetmi prind që kemi!
Next Post: Moderatorja preket nga fjalët e telefonuesës: Kam 6 fëmijë, nuk fle dot me burrin se ai…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme