Skip to content

Lajmi I Fundit

Tronditëse/ Trupi i shqiptarit gjendet i pajetë brenda apartamentit, fqinjët njoftuan Policinë: Vinte erë e keqe

Posted on February 19, 2026 By admin No Comments on Tronditëse/ Trupi i shqiptarit gjendet i pajetë brenda apartamentit, fqinjët njoftuan Policinë: Vinte erë e keqe

Trupi i një 53-vjeçari shqiptar u gjet i pajetë brenda banesës ku jetonte, në Cuneo të Italisë.

Ngjarja kishte ndodhur prej të paktën një jave sipas autoriteteve dhe banorëve të godinës, pasi fqinjët kishin raportuar një erë të vazhdueshme në shkallët e një ndërtese në qendër të Cuneos.

Kur zjarrfikësit dhe karabinierët arritën të hynin në një nga apartamentet e ndërtesës në ‘Via Luigi Gallo’ dy ditë më parë, ata zbuluan shkakun: një trup i pajetë ishte brenda apartamentit.

Hetimet fillestare tregojnë se i ndjeri ishte një burrë 53-vjeçar me origjinë shqiptare, që duket se jetonte i vetëm, pasi askush nuk ishte interesuar për të.

Ai kishte qenë i vdekur prej disa ditësh dhe hetimi paraprak flet për një fatalitet i ardhur prej shkaqeve natyrore, informon “La Stampa“.

Trupi i tij u transferua në morgun e Cuneos dhe priten procedurat e mëtejshme hetimore, si dhe paraqitja e të afërmve të tij pas identifikimit.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Çfarë diskutuan, Donald Trump, Rama dhe Vjosa Osmani? Ja detajet e takimit të sotëm
Next Post: Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme