Skip to content

Lajmi I Fundit

Trump tha se do të ketë forca të huaja në Gaza, reagon Netanyahu në këtë menyr…

Posted on February 19, 2026 By admin No Comments on Trump tha se do të ketë forca të huaja në Gaza, reagon Netanyahu në këtë menyr…

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ripërsëriti premtimin se Gaza nuk do të rindërtohet derisa të çarmatoset Hamasi.

“Ne u dakorduam me miqtë tanë në Shtetet e Bashkuara: Nuk do të ketë rindërtim të Rripit të Gazës para çarmatimit të tij”, tha ai në një fjalim për oficerët që po diplomonin në një bazë ushtarake në jug të Izraelit, raporton ap.

“Së shpejti, Hamas do të përballet me një dilemë: të çarmatoset në mënyrën e lehtë – ose në mënyrën e vështirë. Por ai do të çarmatoset dhe Gaza nuk do të kërcënojë më Izraelin”, shtoi lideri izraelit.

US President Trump confirms:

Kosovo and Albania are among the countries that will join the UN-mandated international peacekeeping force in Gaza. pic.twitter.com/FGZEw6Z8wv

— Admirim (@admirim) February 19, 2026

Theksojmë se presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sot në takimin e Bordit të Paqes se në Gaza do të jenë të pranishme forcat ndërkombëtare të stabilizimit

Ndërkohë, gjeneral majori amerikan, Jasper Jeffers, do të jetë drejtues i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit.

Ai ka njoftuar se Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria kanë premtuar të dërgojnë trupa për këtë iniciativë.

Për më tepër, Egjipti dhe Jordania, të cilat kufizohen me Rripin e Gazës, janë dakorduar të trajnojnë policinë dhe forcat e sigurisë. /Telegrafi/

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Një ngjarje e rëndë përfshin të riun shqiptar në Itali. Videomesazhi që i çoi vëllait është shokues
Next Post: Babai pastron dhomën e vajzës së tij të vdekur, lëviz pasqyrën dhe nuk i mban dot lotët.. (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme