Skip to content

Lajmi I Fundit

“Trupat nga Shqipëria në Gaza”, gazetarja shqiptare në SHBA zbulon detaje

Posted on February 22, 2026 By admin No Comments on “Trupat nga Shqipëria në Gaza”, gazetarja shqiptare në SHBA zbulon detaje

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Now”, gazetarja shqiptare në SHBA, Klementina Cenkollari, solli detaje nga mbledhja e parë e Bordit të Paqes në Washington, ku ishin të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo theksoi se çështja e kontributit me trupa shqiptare në Gaza ka qenë një nga temat më të diskutuara, duke marrë vëmendje të gjerë edhe në mediat amerikane.

“Sa i përket trupave në Gaza, Shqipëria dhe Kosova do të kontribuojnë mes pesë vendeve të tjera, si Indonezia, Maroku dhe Kazakistani. Kam komunikuar me zyrën e kryeministrit Rama për numrin e trupave, por më është konfirmuar se ende nuk ka një shifër dhe as një afat të përcaktuar. Shqipëria do të kontribuojë për garantimin e sigurisë dhe rendit, duke marrë një rol aktiv në arkitekturën e re të paqes”, tha ajo.

Sipas Cenkollarit, pothuajse të gjitha mediat në SHBA kanë raportuar në mënyrë të njëzëshme tre elemente kryesore: mbështetjen financiare të nismës, pikëpyetjet nëse Bordi i Paqes do të përbëjë sfidë apo do ta lërë në hije Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si dhe çështjen e Iranit, pas vendimit të presidentit Donald Trump për t’i vendosur një afat 10-ditor Teheranit për një marrëveshje mbi programin bërthamor, në të kundërt me rrezikun e veprimit ushtarak.

Gazetarja ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi koordinimin mes Shqipërisë dhe Kosovës për mesazhin e drejtpërdrejtë të kryeministrit Rama gjatë fjalimit të tij, si në përmbajtje ashtu edhe në ton.

“Sa i përket fjalimit, pyetja që shtrohet është nëse Shqipëria ka qenë e koordinuar me Kosovën për mesazhin e drejtpërdrejtë që dha zoti Rama. Mua më bëri përshtypje përdorimi i termave ‘inshallah’ dhe ‘për hir të Zotit’, dy herë radhazi. Ndoshta e kam gabim, por nuk mund të mos i lidhja këto me faktin se në muajt e fundit feja ka marrë më shumë vëmendje në administratën amerikane”, tha gazetarja.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Detaje tornditëse I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë
Next Post: Pse gratë mbi të 40-tat po zgjedhin partnerë më të rinj se vetja?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme