Skip to content

Lajmi I Fundit

‘I shkrova pas këngës’, Loredana zbulon çfarë i tha Mozzik

Posted on February 23, 2026 By admin No Comments on ‘I shkrova pas këngës’, Loredana zbulon çfarë i tha Mozzik

Pas një kohe të gjatë ku zgjodhi të qëndronte e tërhequr vetëm për hir të vajzës së tyre, Hanës, reperja hapi letrat rreth marrëdhënies me ish-partnerin e saj, Mozzik.

Gjatë intervistës së transmetuar në podcast-in e Arbana Osmanit, ajo pranoi se kënga e fundit e reperit ishte pika që derdhi gotën dhe ndryshoi gjithçka.

Duket se drama preku kulmin sapo projekti u publikua. Loredana tregoi reagimin e saj të parë, duke e përshkruar momentin fiks ashtu siç do bënim të gjithë ne kur shohim diçka të papritur online. Ajo rrëfeu se ishte në shtëpi kur e pa videon dhe menjëherë mendoi: “Hajmedet, wtf, shumë e rëndë”.

Reperja nuk la pa lexuar as komentet e publikut, duke theksuar se shumica e njerëzve e kishin dënuar këtë lëvizje të Mozzik duke e quajtur një “no go”.Por përballja nuk mbeti vetëm në heshtje. Loredana mori situatën në dorë dhe i shkroi direkt atij, duke i bërë me dije se vajza e tyre ishte shumë keq. Kur e pyeti troç se përse e publikoi këtë këngë në YouTube, përgjigja e Mozzik ishte një justifikim se në fund të klipit ai kishte treguar respekt për nënën e fëmijës.

Loredana i ktheu një përgjigje të prerë dhe reale, duke i thënë se fëmija nuk e dëgjon këngën deri në fund, por kap vetëm ato detaje që dëshiron të dëgjojë. Ajo i ka lënë dorë të lirë edhe Hanës, duke i thënë se mund të flasë me babanë e saj nëse do, ose të refuzojë pasi është e drejta e saj.

Duke shtuar më shumë benzinë zjarrit, artistja theksoi se kjo nuk ishte hera e parë që ai e ngacmon drejtpërdrejt, por këtë radhë situata ishte ndryshe për shkak të ndikimit tek vajza.“Mua më vjen shumë turp për çikën, por mosha e bën të veten”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se pavarësisht provokimeve të njëpasnjëshme, fokusi i saj kryesor mbetet vetëm mirëqenia e Hanës, e cila tashmë është 7 vjeç dhe po fillon të kuptojë shumë mirë situatat rreth saj. Një gjë është e sigurt, kjo telenovelë mes dyshes duket se nuk ka ndërmend të përfundojë së shpejti.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Ja pamjet e Arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit shqiptar, iu vunë prangat në pikën kufitare..(VIDEO)
Next Post: 64-vjeçari shqiptar, mik i familjes, futet fshehtas në shtëpi dhe u “kap” vajzën me aftësi të kufizuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme