Vitet e fundit janë shfaqur 2 klipe meksikane, të cilat duket se mbështesin pretendimet për aktivitete të lidhura me UFO-t ose aktivitete të mbinatyrshme në vend.
Regjistruar për herë të parë në 26 dhjetor 2018, nga një kamerë vëzhgimi pranë Mexico City klipi tregon një takim midis dy njerëzve dhe një entiteti misterioz të paidentifikueshëm. Fillimisht shfaqet si një grup i çuditshëm dritash që lëvizin mbi tokë, dhe ndërsa vëzhgohet më nga afër zbulohen gjymtyrë.
Gjë që i shton peshë vërtetësisë së kësajë video është fakti që të dy kamerat CCTV të shtëpisë regjistruan të njëjtin entitet. Pronari i shtëpisë dhe vajza e tij mund ta shihnin entitetin nga larg, por u tërhoqën brenda kur dukej se po kthehej drejt tyre.
Më vonë, pronari e përshkruan incidentin si një sferë e ndritshme që lëviz lart e poshtë. Ai përshkruan se e pa me frikë për tre ose katër minuta, ndërsa spekulon nëse mund të jetë një shtrigë apo një alien.
Be First to Comment