Skip to content

Pamje satelitore ruse vazhdojnë të dalin nga vijat e frontit të Ukrainës, duke zbuluar një armë ruse me potencial të pashembullt shkatërrues. PTK-M1R është një minë e avancuar që kërcënon të ndryshojë luftën e tankeve.

Ndryshe nga minat tipike antitank që shihen në mbarë botën, kjo pajisje moderne e vendosur nga forcat ruse synon automjetet e blinduara nga pika e tyre më e cenueshme: nga lart, jo nga poshtë tyre.

Ndërsa Perëndimi përballet me implikimet e një arme të tillë novator, të lehtë për tu implemetuar dhe lehtësisht të dislokueshme, bota shikon me frikë arritjet inxhinierike që mundësojnë një minë të groposur në tokë të lëshojë kërdinë nga lart mbi tanket e Ukrainës. Nëse kjo minë revolucionare do të nënkuptojë rënien e divizioneve të blinduara të Ukrainës apo thjesht do të qëndrojë si një shfaqje e paqëndrueshme e fuqisë ruse, mbetet për t’u parë. Fillimi i minave antitank daton që nga Lufta e Parë Botërore.

Megjithatë, vetëm në vitet e mëvonshme, dizajnet praktike u formuan me të vërtetë. Rusia, me historinë e saj të thellë ushtarake, ishte në ballë të inovacioneve. Bashkimi Sovjetik gjatë viteve 1930 soli minën TM-38, duke vendosur një pikë referimi të hershme. Për dekada, parimi udhëzues mbeti i drejtpërdrejtë: paaftësimi ose asgjësimi i automjeteve të blinduara si tanket duke ndezur një ngarkesë shpërthyese poshtë ose kundër tyre.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *