Ftohtë, shi dhe borë, kështu janë kushtet e motit këtë fundjavë, të paktën edhe për 24 orët në vijim, sipas parashikimeve të sinoptikanëve.
“Në Europën Qendrore prej disa ditësh ka zbritur masa e ftohtë nga veriu i Europës, duke sjellë dëborë në pjesën më të madhe dhe është futur në pjesën e Ballkanit.
Megjithëse situata mbetet e paqëndrueshme, ka një rënie të intensitetit të reshjeve.
Reshjet do jenë prezente, por të pakta, në pjesën lindore të Shqipërisë. Në zona malore do ketë reshje në formën e dëborës. Parashikohet që reshjet të vijojnë dhe të shtunën”, shprehet meteorologia, Lajda Porja.
Temperaturat kanë rënë ndjeshëm, duke shënuar edhe vlera negative.