Skip to content

Lajmi I Fundit

Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë më e hapur për ju, por vetëm për ata që…!

Posted on April 1, 2026 By admin No Comments on Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë më e hapur për ju, por vetëm për ata që…!

Ebrahim Azizi, kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Parlamentin iranian, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë më akses në Ngushticën e Hormuzit dhe se, nga tani e tutje, vetëm vendet që respektojnë kushtet e Iranit do të lejohen të kalojnë anijet përmes kësaj pike strategjike.

“Trump arriti një ndryshim regjimi, por për Ngushticën”, tha Azizi në një postim në platformën X.

“Ngushtica do të hapet patjetër, por jo për ju. Ajo do të jetë e hapur për ata që respektojnë ligjet e reja të Iranit”, shkroi ai, pa sqaruar se cilat janë këto kushte të reja. “47 vitet e mikpritjes kanë marrë fund përgjithmonë”, shtoi më tej.

Deklaratat e Azizit vijnë si reagim ndaj njoftimit të kryeministrit britanik Keir Starmer, i cili më herët gjatë ditës bëri të ditur se Britania do të presë nesër një samit me pjesëmarrjen e 35 vendeve, për të diskutuar mënyrat e rihapjes së Ngushticës.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Hatit i publikojnë në rrjet foto gjysmë n*do/ Bën veprimin e papritur (FOTO)
Next Post: Ky është momenti kur Tifozi i kombtarës hedh në tokë flamurin shqiptar, futbollisti turk reagon dhe bën gjestin që askush se priste (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme