Skip to content

Lajmi I Fundit

Alarmi i SHBA-së për sulme të mundshme të Iranit në Shqipëri Presidenti duhet të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Posted on April 1, 2026 By admin No Comments on Alarmi i SHBA-së për sulme të mundshme të Iranit në Shqipëri Presidenti duhet të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu, ka reaguar pas mesazhit të publikuar në rrjetet sociale nga ambasada e SHBA-së në Tiranë, mbi rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga një sulm i mundshëm prej Iranit.

Mediu thotë se, përballë kësaj situate, Presidenti i Republikës duhet të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i cili është zhvlerësuar dhe është inekzistent prej kohësh.

“Prej vitesh, Shqipëria ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin, është partnere me SHBA-në dhe ka sot prezencën më të madhe të organizuar të rezistencës iraniane.

Me propozimin e Ramës, Garda iraniane u shpall organizatë terroriste. Po ashtu, sulmet kibernetike janë rritur, duke goditur institucione të rëndësishme. Çfarë presim të ndodhë?

Përballë kësaj situate, Presidenti i Republikës duhet të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i cili është zhvlerësuar dhe është inekzistent prej kohësh.

Bëni punën tuaj që ju ka caktuar Kushtetuta dhe ligji dhe për të cilën paguheni”, thotë Mediu.

Mesazhi i plotë

Ambasada e SHBA-së ka publikuar sot, në mbrëmje vonë, një alarm sigurie, ku u bën thirrje shtetasve amerikanë të kenë kujdes, pasi grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të rezistencës iraniane në Shqipëri.

Prej vitesh, Shqipëria ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin, është partnere me SHBA-në dhe ka sot prezencën më të madhe të organizuar të rezistencës iraniane.

Me propozimin e Ramës, Garda iraniane u shpall organizatë terroriste. Po ashtu, sulmet kibernetike janë rritur, duke goditur institucione të rëndësishme. Çfarë presim të ndodhë?

Përballë kësaj situate, Presidenti i Republikës duhet të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i cili është zhvlerësuar dhe është inekzistent prej kohësh.

Bëni punën tuaj që ju ka caktuar Kushtetuta dhe ligji dhe për të cilën paguheni.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të bëjë analizën e situatës, në bashkëpunim me partnerët. Shërbimet inteligjente të marrin masat që duhen urgjentisht për t’u organizuar dhe për t’u mbrojtur nga çdo sulm, i cili mund të mos jetë thjesht me raketa dhe dronë, siç mendojnë dhe flasin shumë, por edhe me veprime subversive të organizuara nga Irani, sulme në infrastrukturë kritike dhe interesa jetike të qytetarëve etj.

Shteti nuk është pushteti i Kryeministrit dhe i Qeverisë, por janë të gjitha institucionet që kanë primar interesin e ruajtjes së sigurisë kombëtare dhe sigurisë së qytetarëve, të cilës duhet t’i shërbejë politika dhe institucionet.

Boll me deklarime sa naive dhe idioteske se “ne nuk kemi probleme sepse na mbron NATO”. Anëtarësimi në NATO nuk do të thotë të heqësh dorë nga mbrojtja e sigurisë kombëtare dhe të mos vlerësosh kërcënimet.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Nisin pëlqimet e para në Ferma VIP 3, Akili shpreh hapur ndjenjat: Ajo është e para që dua të shoh kur zgjohem
Next Post: “Hajdeni se kam vrarë mamanë”, telefonata e pazakontë alarmon policinë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme