Skip to content

Lajmi I Fundit

Vrau gruan dhe pastaj veten, kështu Fëmijët “hakmerren” ndaj trupit të babait…!

Posted on April 1, 2026 By admin No Comments on Vrau gruan dhe pastaj veten, kështu Fëmijët “hakmerren” ndaj trupit të babait…!

Trupi i 80-vjeçarit, i cili një ditë më parë vrau me pushkë gruan dhe më pas qëlloi veten, ndodhet ende në morg.

Varrimi i dy viktimave do të bëhet i ndarë. Dashuri Rrapaj do të përcillet për në banesën e fundit në Allambreas të Beratit, ku është bijë, në orën 13:00, ndërkohë që Shefit Rrapaj ndodhet ende në morgun e Fierit dhe trupi i tij ende nuk po tërhiqet nga familjarët.

Të 9-të fëmijët e çiftit ndodhen në banesën ku ndodhi krimi i dyfishtë dhe në një situatë tepër të rënduar emocionale do të përcjellin për në banesën e fundit prindërit e tyre.

Familja Rrapaj në Kuman të Roskovecit ka hapur dyert e mortit pas tragjedisë të ndodhur mesditën e djeshme ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj ka vrarë me armë zjarri pushkë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj 75 vjeçe, e më pas ka vrarë veten.

Varrimi i dy viktimave do të bëhet i ndarë.

Dashuri Rrapaj do të përcillet për në banesën e fundit në Allambreas të Beratit, ku është bijë, në orën 13:00, ndërkohë që Shefit Rrapaj ndodhet ende në morgun e Fierit dhe trupi i tij ende nuk po tërhiqet nga familjarët.

Të 9-të fëmijët e çiftit ndodhen në banesën ku ndodhi krimi i dyfishtë dhe në një situatë tepër të rënduar emocionale do të përcjellin për në banesën e fundit prindërit e tyre.

Dëshmia e djalit zbardh tragjedinë në Fier

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Kuman të bashkisë Roskovec, ku një 80-vjeçar vrau bashkëshorten dhe më pas i dha fund jetës.

Sipas burimeve policore, djali i çiftit Rrapaj ka deklaruar në dëshminë e tij se në momentin e krimit ndodhej në Fier për një konsultë mjekësore, fakt i verifikuar edhe përmes kamerave të sigurisë. Ai ka treguar se i ati njihej si person konfliktual, ndërsa zënka e fundit mes tyre kishte ndodhur rreth 10 ditë më parë për një arsye banale.

Konflikti kishte nisur pasi djali kishte hedhur pleh në patatet e mbjella në oborrin e shtëpisë, veprim që kishte acaruar të atin. “Pse u hedh pleh patateve”, mësohet t’i ketë thënë 80-vjeçari, debat që më pas kishte përfunduar edhe në Komisariatin e Policisë së Roskovecit. Sipas dëshmisë, nëna, Dashuria, i dilte gjithmonë në krah të birit gjatë këtyre përplasjeve.

Djali ka rrëfyer se, pasi është kthyer nga Fieri, i ka gjetur prindërit të pajetë në banesë. Fillimisht ka njoftuar një kushëri të tij dhe më pas ka lajmëruar policinë.

Nga hetimet paraprake rezulton se arma e përdorur në krim është e një tipi të vjetër dhe dyshohet të ketë qenë e fshehur që prej vitit 1997, pasi është gjetur e mbuluar me dhe.

Sipas ekspertizës, arma është shkrepur dy herë: një plumb i ka marrë jetën bashkëshortes, ndërsa tjetri i ka shkaktuar vdekjen 80-vjeçarit, i cili dyshohet se është vetëvrarë.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie të rëndë familjare.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Brikenës i dalin pjesët intme gjatë Prime-t, reagimi i Ledionit bëhet viral (VIDEO)
Next Post: Pasi u nda nga burri, nëna nga Elbasani gjen të dashur/ Por do përloteni se çfarë i bëjnë fëmijët..!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme