Skip to content

Lajmi I Fundit

Alarmi nga ambasada amerikane/ Lala: Mund të sulmohen muxhahedinët përmes infiltrimit

Posted on April 2, 2026 By admin No Comments on Alarmi nga ambasada amerikane/ Lala: Mund të sulmohen muxhahedinët përmes infiltrimit

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka folur për njoftimin e dhënë nga ambasada amerikane se Irani mund të sulmonte vednet e lidhura me SHBA në Shqipëri apo dhe me opozitën irniane.

Lala tha se ky alarm nuk është vetëm për Shqipërinë, por për disa vende. Sipas gazetares ky nk është një rrezik potencial, por mund të rrezikohen muxhahedinët përmes infiltrimit apo elementve terroristë.

Gjithashtu, gazetarja Lala u shpreh se një tjetër rrezik vjen dhe nga sulmet kibernetike pasi muxhahedinët synojnë sistemet e Iranit ndërsa hakerat iranianë kanë në synim sistemet qeveritare.

Lala tha se mundësitë më të mëdha janë që të sulmohet kampi Ashraf përmes infiltrimit, por situata është nënn monitorimin e antiterrorit.

“Kam patur komunikime me Policinë e Shtetit. Është alarm që është dhënë për disa vende. Edhe për ne pasi strehojmë tre mijë muxhahedinë në kampin Ashraf. E shoh si jo ndonjë rrezik potencial, por mendoj se muxhahedinët në kampin e Ashraf mund të jenë të rrezikuar përmes infliltrimit apo elementëve terroristë. Kemi patur disa kontrolle për individë të caktuar, që ishin duke tentuar të kryenin sulme, por nuk shoh ndonjë rrezik tjetër.

Ndërkohë, pjesa e dytë e rrezikut vjen përmes sulmeve kibernetike. Nga kampi i Manzës, muxhahedinët synojnë rrjetet dhe sistemet e Iranit. Hakerat iranianë, por unë mendoj se një pjesë këtu bëhen edhe brenda vendit, por kanë synuar sistemet qeveritare.

Ka patur masa të shtuara pranë ambasadave të SHBA dhe Izraelit. Shtim të masave dhe kontrolleve në pikat kufitare. Ka patur prezencë të policisë në vende të populluara. Këto janë masat që ka marrë qeveria. Probabiliteti më i lartë që të sulmohet anëtarët e kampit, janë përmes infiltrimit të elementëve të caktuar dhe antiterrori ka eksponentë që i monitoron, jo vetëm sot por prej kohësh”, tha Lala.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: E rëndë/ 17-vjeçari abuzon me të miturin në prani të dy bashkëmoshatarëve të tij, shpallet në kërkim
Next Post: Çfarë i ndodhi? Fermerja përfundon në spital pas sfidës, si është gjendja e saj (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme