Skip to content

Lajmi I Fundit

Çfarë i ndodhi? Fermerja përfundon në spital pas sfidës, si është gjendja e saj (VIDEO)

Posted on April 2, 2026 By admin No Comments on Çfarë i ndodhi? Fermerja përfundon në spital pas sfidës, si është gjendja e saj (VIDEO)

Gjatë sfidës së mbrëmjes së djeshme në Ferma VIP 3, Malbora u dëmtua, duke detyruar ndërprerjen e përkohshme të garës dhe dërgimin e saj në spital për ndihmë mjekësore.

Sot, në fermë ka mbërritur një zarf nga Agai, i cili ka vënë fermerët përballë një dileme dhe ka nxitur diskutime mes tyre.

Në zarf shkruhet se Malbora ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve dhe nuk dihet nëse do të jetë e aftë fizikisht për të marrë pjesë në sfidat e ardhshme, të cilat janë pjesë kyçe e programit.

Agai i ka ftuar të gjithë fermerët të diskutojnë dhe të japin mendimin e tyre se, nëse mjekët sugjerojnë që Malbora nuk mund të garojë për një periudhë të caktuar, a do të ishte e drejtë kthimi i saj në konkurrencë.

“Pas rastit të mbrëmshëm, Malbora është shoqëruar në spital për të marrë ndihmën e parë dhe vijon të qëndrojë aty nën kujdesin e mjekëve. Malbora është mirë, por stafi mjekësor nuk ka dhënë ende fjalën e fundit nëse ajo do të jetë e aftë fizikisht për sfidat në fermë, të cilat janë esenciale për këtë program. Nëse mjekët sugjerojnë që Malbora nuk mund të kryej sfida për një periudhë të caktuar kohore, a mendoni se do të ishte e drejtë kthimi i saj në garë? Agai ju fton të diskutoni mes jush”, thuhet në përmbajtjen e zarfit.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Alarmi nga ambasada amerikane/ Lala: Mund të sulmohen muxhahedinët përmes infiltrimit
Next Post: Presidenti i Iranit vjen me “një letër të hapur drejtuar popullit amerikan”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme