Skip to content

Lajmi I Fundit

Më vdiq nëna në SHBA dhe nuk i kam vajtur akoma te varri! Moza tregon historinë e trishtë: Ishalla po bëj ndonjë

Posted on April 3, 2026 By admin No Comments on Më vdiq nëna në SHBA dhe nuk i kam vajtur akoma te varri! Moza tregon historinë e trishtë: Ishalla po bëj ndonjë

Përgjatë gjithë këtyre ditëve, poetja Mimoza Ahmeti na ka treguar gjatë qëndrimit të saj në Ferma Vip, një Moza me një shpirt të bukur, plot ngjyra, humor por dhe mendime të forta. Së fundmi, ajo ka hapur zemrën para konkurrentëve të tjerë dhe ka rrëfyer një histori prekëse të ndodhur dy vite më parë, humbjen e nënës së saj.

Mes lotëve, Moza ka treguar se nëna i ndërroi jetë teksa ndodhej në Amerikë dhe për shkak të mungesës së vizës ajo nuk mundi të shkonte t’i jepte lamtumirën e fundit. Ndonëse u përpoq dhe aplikoi për një vizë urgjente, u përball me një refuzim pasi në rregullat e ambasadës arsyeja që ajo u paraqiti, pra humbja e nënës, nuk ishte një rast urgjent dhe që të mund të merrte dritën jeshile për të shkuar.

“Mami më ndërroi jetë para dy vitesh në Amerikë, mirëpo ishte krejt e papritur nuk kisha vizë amerikane. Se gjithmonë më pyesin pse ndenjte këtu dhe nuk shkove atje. I bie në telefon aty dhe i them që më ka vdekur mami. Del njëra që më njihte aty, sekretare, o tha gjithë jetën kam pasur simpati për ty e. E i thashë kam hallin kështu, duhet të ik shpejt. O tha po kjo nuk hyn te çështjet urgjente, apliko po. Këtu kuptova konceptin. E kam ndërmend, ishalla po marr e ndonjë lek e të aplikoj”, tregoi Moza ndërkohë që ishte Jonida Maliqi ajo e cila i premtoi që kur të dalin nga ky format do të përpiqen t’i mundësojnë poetes vizën amerikane me qëllim për të vizituar vendin ku nëna e saj po prehet prej dy vitesh.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Nëse hani hudhër me mjaltë për 7 ditë, nuk do ta besoni çfarë i ndodh trupit tuaj (VIDEO)
Next Post: Pas 17 vitesh martesë dhe katër fëmijë, ja me kë më tradhëtoi burri që sdo ta besonit asnjëher..!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme