Skip to content

Lajmi I Fundit

Pas 17 vitesh martesë dhe katër fëmijë, ja me kë më tradhëtoi burri që sdo ta besonit asnjëher..!

Posted on April 3, 2026 By admin No Comments on Pas 17 vitesh martesë dhe katër fëmijë, ja me kë më tradhëtoi burri që sdo ta besonit asnjëher..!

Në moshën 17-vjeçare, familja vendosi që Soviana të kurorëzohej në një martesë me mblesëri. Ishte vjehrra e Sovianës ajo që kishte shprehur dëshirën që ajo të njihej me të birin e dy të rinjtë të kishin një marrëdhënie së bashku.

Soviana kujton në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan momentin e parë të takimit me bashkëshortin e saj, Mikelin.

Ardit Gjebrea: Kur e pe Mikelin, kur u fejove apo që më përpara?

Soviana: Jo, kur jam fejuar e kam parë Mieklin. Ditën e fejesës. Jam fejuar në Tetor.

Ardit Gjebrea: Nuk e pe më përpara Mikelin?

Soviana: Jo, ditën e fejesës se nuk e njihja. Vërtet ishim në një lagje por nuk e njihja.

34-vjeçarja shpjegon se nga martesa e tyre erdhën në jetë 4 fëmijë. Ëndrra e Sovianës për të vazhduar universitetin u ndërprenë sepse familja kishte nevojë për kujdesin e saj. Mikeli bënte punë të ndryshme derisa i erdhi një ofertë pune për në Filipine që më pas shkaktoi një krisje në martesën dhe familjen e tyre.

Soviana: Shkoi në Filipine në muajin Shkurt 2020, kemi folur 2-3 muaj afërsisht, rregullisht. Pastaj filloi ato telefonatat më rrallë. E kuptova unë që mund të kishte diçka.

Ardit Gjebrea: Diçka tjetër?

Soviana: Diçka tjetër.

Ardit Gjebrea: Me shqiptare apo me filipineze?

Soviana: Me filipineze. Kaluan gati 2 vjet.

Ardit Gjebrea: Po me fëmijët nuk komunikonte?

Soviana: Jo. Unë gjeja mundësinë gjithmonë që ai të fliste me fëmijët nëpërmjet rrejeteve sociale, mund të fliste 10 ditë maksimumi, pastaj…shkëputej prapë. Kjo ka vazhduar derisa vendosja të ikja në Francë me fëmijët për një të ardhme më të mirë për ata, por sa kam qenë në Vlorë unë e kam pasur vjehrrën dhe vjehrrin gjithmonë afër.

Ardit Gjebrea: Tani ti u divorcove me Mikelin apo jo?

Soviana: Po, u divorcova. Në momentin që unë e mora vesh se ai nuk shikonte fëmijët, nuk na shikonte ne atëherë unë duhet të bëja diçka sepse 4 fëmijë t’i rritësh vetëm nuk është e lehtë./tvklan.al

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Më vdiq nëna në SHBA dhe nuk i kam vajtur akoma te varri! Moza tregon historinë e trishtë: Ishalla po bëj ndonjë
Next Post: DETAJE NGA DH*NA FATALE NË VLORË/ 63-vjeçarit i kishin djegur automjetin një muaj më parë, vijojnë hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme