Skip to content

Lajmi I Fundit

E papritur! Fituesi i BBV futet në Ferma VIP 3?

Posted on April 3, 2026 By admin No Comments on E papritur! Fituesi i BBV futet në Ferma VIP 3?

Vetëm një javë pas nisjes së sezonit të tretë, formati televiziv nën drejtimin e Arbana Osmanit vijon të jetë në qendër të vëmendjes dhe diskutimeve në rrjet. Edhe pse reagimet e publikut kanë qenë të ndryshme, një pjesë e mirë e vëmendjes është përqendruar tek dinamika e krijuar brenda shtëpisë, ku figura si Mimoza Ahmeti kanë arritur të bëhen virale.

Megjithatë, duket se produksioni nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga “Prive by Liberta Spahiu”, për Prime-n e tretë pritet një hyrje e rëndësishme që mund të ndryshojë rrjedhën e lojës. Sipas burimeve, një nga emrat më të përfolur pervecse Luiz Ejllit është dhe Ilir Shaqiri, fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë Shaqirin të rikthehet në një format të ngjashëm, duke qenë se ai më parë ka arritur sukses maksimal duke fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Megjithatë, burime jozyrtare sugjerojnë se ofertat financiare nga produksioni kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë vendim.

Po ashtu, në qarkullim është edhe emri i Ermiona Lekbellos, një tjetër personazh i njohur për publikun nga edicionet e mëparshme. Nëse kjo hyrje konfirmohet, pritet që dinamika brenda shtëpisë të intensifikohet, duke krijuar përplasje të reja dhe ndoshta edhe rivalitete direkte.

Mbetet për t’u parë nëse rikthimi i figurave të njohura do të sjellë freski apo thjesht një riciklim të personazheve, ndërsa përgjigjet pritet të zbulohen në Prime-n e kësaj mbrëmjeje, duke nisur nga ora 21:00.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: DETAJE NGA DH*NA FATALE NË VLORË/ 63-vjeçarit i kishin djegur automjetin një muaj më parë, vijojnë hetimet
Next Post: “Fëmija vd*q në bark në muajin e nëntë”, mrekullia e çiftit te Arditi: Mjekët na i shuan shpresat, por ndodhi e papritura..!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme