Skip to content

Lajmi I Fundit

Amanet të lë…” Arbër Hajdari në lot: Letra e të atit zbulon sekretin e familjes që askush s’e dinte!

Posted on April 3, 2026 By admin No Comments on Amanet të lë…” Arbër Hajdari në lot: Letra e të atit zbulon sekretin e familjes që askush s’e dinte!

Arbër Hajdari, mbrëmjen e sotme, ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli për rolin e opinionistit në “Big Brother VIP”, punën e tij në fondacionin “Fundjava Ndryshe” dhe jetën e tij familjare.

Por ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte letra emocionuese që babai i tij, Shkëlqim Hajdari, i kishte dërguar Arbrit, teksa theksonte se është krenar për të.

Në letër zbulohej për herë të parë se, në kohën kur Shkëlqim Hajdari kishte pasur një problem shëndetësor, ai i kishte ngarkuar detyrat të birit, të cilat, sipas tij, ai i kishte kryer me shumë dinjitet.

“Ndaj sot publikisht merre hallallin e babës, se edhe ky është po kaq i rëndësishëm sa ai i nënës. Bëfsh punë të hajrit gjithë jetën për familjen tënde të madhe, për njerëzit në nevojë dhe për Shqipërinë”, nënvizohet në letër.

Po ashtu, ai shton se është krenar që Arbri, së bashku me vëllain dhe motrën e tij, duhen sikur të jenë fëmijë.

Letra e plotë:

I dashur Arbër!

Dëshmitarët e punëve që bën ti janë të shumtë, kudo ku ka shqiptarë që punojnë e jetojnë.

Me të drejtë, shumica e tyre flasin me respekt për kontributin që ti tashmë jep prej vitesh, si në fondacion ashtu edhe në “Big Brother”.

Ky publik sot duhet të njihet edhe me disa punë të tjera, për të cilat ti je zotuar dhe unë jam dëshmitar.

Para 5 vitesh, unë kalova një moment të vështirë shëndetësor dhe, ndaj, vendosa që kompetencat në drejtimin e familjes t’i delegoj tek ty.

Sot, pas 5 vitesh, konstatoj se ti je një djalë “babë”, siç themi ne shqiptarët për djemtë dinjitozë; një bir nëne që, megjithë ngarkesën që ke, nënën tënde e ke prioritet në përkujdesje.

Arbër, jam krenar që me vëllain dhe motrën duheni sikur të ishit fëmijë të vegjël. Jam krenar për ty si babai shembullor i Rainës, më e vogla e familjes sonë.

Je një bashkëshort mirëkuptues dhe jam krenar për marrëdhënien e ngrohtë që keni krijuar bashkë. Me miqtë e mi në Kosovë, që ti dhe Vlera na bëtë krushq, ke një raport sikur të jesh djalë i asaj shtëpie.

Ndaj, sot publikisht, merre hallallin e babës, se edhe ky është po kaq i rëndësishëm sa ai i nënës. Bëfsh punë të hajrit gjithë jetën për familjen tënde të madhe, për njerëzit në nevojë dhe për Shqipërinë.

Paç shëndet e jetë të gjatë, biro!

Shkëlqim Hajdari

P.S. Të fala dhe përqafime gocave që të kanë ftuar aty!

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.9 ballë godet këtë vend, raportohet për të vdekur
Next Post: Guxuan ti dalin kundër “MBRETIT” Gazetarja zbulon prapaskenat: Ja si do të jetë fati politik i Spiropalit dhe Braçes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme