Skip to content

Lajmi I Fundit

“Po shkatrrohen familjet”/ Trondit detektivja: Ja çfarë ju bëjn studentet Shqiptare burrave të martuar..!

Posted on April 3, 2026 By admin No Comments on “Po shkatrrohen familjet”/ Trondit detektivja: Ja çfarë ju bëjn studentet Shqiptare burrave të martuar..!

Fenomeni i lidhjeve të vajzave të reja me burra të martuar dhe financiarisht të fuqishëm po kthehet në një shqetësim serioz shoqëror në Shqipëri. Në nje emision gazetarja Linda Pano ngriti alarmin për një trend që po përhapet me shpejtësi mes studentëve shqiptarë.

“Shoh gjithnjë e më shumë vajza të reja që nuk e kanë aspak problem të hyjnë në mes të një martese. Për to, një burrë i stabilizuar ekonomikisht është më i përshtatshëm sesa një djalë që do ta nisë jetën nga zero bashkë me to. Rrjetet sociale e kanë normalizuar këtë fenomen,” tha Pano.

Deklaratës së saj i shtohet edhe opinioni i detektives private Shkënda Lili, e cila prej vitesh merret me raste tradhtish dhe prishje martesash. “Dashuri nuk ka. Është thjesht interes. Shoh vajza të reja që nuk kanë punuar asnjë ditë, por i sheh të veshura me marka luksoze, duke lëvizur me makina të shtrenjta. Pyetja është kush e financon këtë? Përgjigjja është gjithmonë e njëjtë: një burrë më i madh në moshë, i martuar dhe i pasur,” theksoi Lili.

Ajo paralajmëroi se pasojat për burrat janë dramatike: shumë prej tyre lënë bashkëshortet për një vajzë më të re dhe më pas përballen me pendesë dhe shkatërrim emocional. Sipas saj, problemet nuk janë te gratë, por te mungesa e përkushtimit dhe tradhtia e burrave, të cilët shpesh kërkojnë të rikthejnë adoleshencën e humbur në moshën 40-vjeçare.

“Kam parë burra që lënë bashkëshortet për një vajzë më të re dhe më pas kthehen tek unë të shkatërruar, duke thënë se kanë gabuar. Problemi është se ata nuk e pranojnë kurrë realitetin, por shpesh fajësojnë gratë, duke i quajtur ‘të çmendura’ ose ‘xheloze’. Në fakt, nuk është gruaja, por tradhtia dhe mungesa e përkushtimit i tyre që e shemb familjen. Shumë burra duan të jetojnë adoleshencën që nuk e kaluan, por e bëjnë këtë në moshën 40-vjeçare,” – shtoi detektivja.

Ky fenomen, i nxitur nga rrjetet sociale dhe etja për luks, po shkatërron qindra familje shqiptare. Ndërsa studentet kërkojnë “burrin me lekë” dhe burrat kërkojnë aventura, viktima kryesore mbeten gratë dhe fëmijët, të përfshirë në një realitet ku dashuria zëvendësohet nga interesi dhe iluzioni.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Autobus me frena të prishura kapet nga policia, transportonte nga 85 fëmijë çdo ditë
Next Post: Gardiania bën seks me të burgosurin Shqiptar! Nuk kishte duruar dot, ja çfarë i ndodhi shqiptarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme