Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se rrëzimi i një avioni luftarak amerikan në Iran nuk do të ndikojë në procesin e negociatave, duke theksuar se situata aktuale duhet parë në kontekstin e luftës.
Në një intervistë të shkurtër telefonike për NBC, Trump refuzoi të japë detaje mbi operacionet e kërkim-shpëtimit që janë në zhvillim pas incidentit, duke e konsideruar çështjen shumë të ndjeshme.
Megjithatë, ai shprehu pakënaqësi për mënyrën si një pjesë e mediave po e trajton ngjarjen, duke e cilësuar mbulimin mediatik si të ekzagjeruar dhe delikat.
I pyetur nëse zhvillimet e fundit do të ndikojnë në negociatat e mundshme me Iranin, Trump u përgjigj prerazi: “Jo, aspak. Është luftë. Ne jemi në luftë.”