Skip to content

Lajmi I Fundit

Ja sa aeroplanë kanë humbur amerikanët deri më tani në luftën me Iranin!!

Posted on April 4, 2026 By admin No Comments on Ja sa aeroplanë kanë humbur amerikanët deri më tani në luftën me Iranin!!

Shtatë aeroplanë amerikanë janë shkatërruar në konfliktin me Iranin.

Humbjet e një F-15 dhe një A-10 këtë të premte rrisin në shtatë numrin e aeroplanëve të Forcës Ajrore amerikane të shkatërruar gjatë luftës me Iranin.

Incidentet e mëparshme përfshijnë rrëzimin e tre F-15 në Kuvajt nga zjarr miqësor, humbjen e një tanker-i KC-135 në Irak dhe shkatërrimin e një E-3 Sentry në Arabinë Saudite gjatë një sulmi iranian.

Një F-35 gjithashtu realizoi ulje emergjente pas goditjes nga zjarri iranian.

2 mars

Tre F-15 u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit në një incident “zjarr miqësor” mbi Kuvajt. Të gjashtë anëtarët e ekuipazhit u hodhën me parashutë pa u lënduar dhe Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, tha këtë javë se tre pilotët kishin rikthyer në misione ndaj Iranit.

12 mars

Gjashtë anëtarë të ekuipazhit amerikan humbën jetën kur tanker-i KC-135 i tyre u rrëzua në Irak. Ushtria amerikane tha se aeroplani i furnizimit me karburant nuk u rrëzua nga zjarr armik ose miqësor, por u përfshi në një incident me një aeroplan tjetër gjatë pjesëmarrjes në Operacionin Epic Fury. Aeroplani i dytë u ul pa probleme.

26 mars

Një E-3 Sentry i Forcës Ajrore amerikane, për alarm dhe kontroll ajror, u shkatërrua në pistë gjatë një sulmi iranian mbi Bazin Ajror Prince Sultan në Arabinë Saudite, sipas fotografive të verifikuara nga CNN, ku ky i fundit raportoi se sulmi mbi bazën la të paktën 10 anëtarë të shërbimit amerikan të lënduar. Nuk u raportuan viktima. Një aeroplan tanker i Forcës Ajrore amerikane gjithashtu u dëmtua, thanë burimet.

Për më tepër, një F-35 amerikan realizoi një ulje emergjente në një bazë ajrore amerikane në Lindjen e Mesme muajin e kaluar pasi u godit nga ajo që besohet të ketë qenë zjarr iranian, thanë dy burime të njohura për CNN.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të mbajë epërsinë absolute në fuqinë ajrore globale, me mbi 13 mijë aeroplanë ushtarakë në dispozicion. Ky numër e vendos Uashingtonin shumë përpara rivalëve të tij kryesorë në skenën ndërkombëtare.

Pas SHBA-së renditet Rusia me rreth 4000 aeroplanë, ndërsa Kina zë vendin e tretë me mbi 3000 mjete ajrore ushtarake. /Telegrafi/

LATEST: U.S. Military Aircraf Losses

F-35 – 1 damaged

F-15E Strike Eagle – 4 total

A-10 Thunderbolt II – 1 shot down

E-3G Sentry (AWACS) – 1 destroyed

KC-135 tankers – 8 total (1 destroyed, 1 crashed, 1 damaged mid-air, 5 damaged on base)

MQ-9 Reaper drones – 17 shot… pic.twitter.com/g99WTYBaXN

— Clash Report (@clashreport) April 4, 2026


Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Fisnik Asllani rikthehet me gol pas kombëtares, shënon eurogol ndaj Mainz 05 (VIDEO)
Next Post: Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme