Skip to content

Lajmi I Fundit

Gjermania në qendër të vëmendjes: Raporte flasin për masa të reja që mund të prekin lëvizjen e qytetarëve

Posted on April 4, 2026 By admin No Comments on Gjermania në qendër të vëmendjes: Raporte flasin për masa të reja që mund të prekin lëvizjen e qytetarëve

Berlini rrit gatishmërinë ushtarake, rregulla të reja për lëvizjen jashtë vendit

Teksa konfliktet ndërkombëtare po përshkallëzohen, Gjermania po ndërmerr masa të reja për të forcuar kapacitetet e saj ushtarake, duke zgjeruar njëkohësisht kontrollin mbi qytetarët në moshë rekrutimi.

Sipas “Berliner Zeitung”, nga një vendim i hyrë në fuqi në janar 2026, burrat e moshës 17 deri në 45 vjeç që planifikojnë të qëndrojnë jashtë vendit për më shumë se tre muaj duhet të marrin autorizim paraprak nga Bundeswehr, një ndryshim që vjen në kuadër të reformës së re të shërbimit ushtarak.

Masa vjen në një moment kur arkitektura e sigurisë në Evropë është tronditur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila ka detyruar Berlinin të rishikojë strategjinë e tij të mbrojtjes dhe të rrisë investimet ushtarake në mënyrë të ndjeshme.

Në të njëjtën kohë, përshkallëzimi i konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit ka krijuar një krizë më të gjerë rajonale dhe globale, me pasoja për sigurinë dhe ekonominë ndërkombëtare, përfshirë tregjet e energjisë dhe stabilitetin e rajonit të Gjirit.

Në këtë kontekst, autoritetet gjermane argumentojnë se ndryshimet ligjore synojnë krijimin e një regjistri të saktë të personave që mund të mobilizohen në rast emergjence, përfshirë ata që ndodhen jashtë vendit.

Ndryshe nga e kaluara, kur kufizime të tilla aplikoheshin vetëm në raste të jashtëzakonshme si gjendje lufte, rregullat e reja zbatohen edhe në kohë paqeje, duke reflektuar një ndryshim më të gjerë në politikën e sigurisë së Gjermanisë.

Qeveria synon gjithashtu të rrisë ndjeshëm numrin e trupave në vitet e ardhshme, si pjesë e një transformimi më të gjerë të Bundeswehr-it dhe rolit të Gjermanisë në NATO.

Megjithatë, masa ka nxitur debat në vend, me kritika që paralajmërojnë për ndikimin në liritë individuale dhe për një zhvendosje graduale drejt një modeli më të fortë mobilizimi ushtarak.

Zhvillimet tregojnë se, në një klimë ku konfliktet po shtrihen nga Ukraina në Lindjen e Mesme, edhe vendet evropiane po përshtatin politikat e tyre të sigurisë, duke u përgatitur për skenarë që deri pak vite më parë konsideroheshin të pamundur. /Pamfleti

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Të projektuara për të goditur Kinën”, Bloomberg: SHBA dërgon raketat “stealth” në luftën kundër Iranit
Next Post: E ëma i kërkoi të lërë garën, Selin: Kjo është arsyeja pse po e vazhdoj lojën..!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme