Skip to content

Lajmi I Fundit

“Zoti e bekoftë”, Trump lavdëron ushtrinë amerikane pasi gjejnë pilotin e zhdukur pas rrëzimit të një avioni F-15 në Iran..!

Posted on April 5, 2026 By admin No Comments on “Zoti e bekoftë”, Trump lavdëron ushtrinë amerikane pasi gjejnë pilotin e zhdukur pas rrëzimit të një avioni F-15 në Iran..!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lavdëruar ushtarët amerikanë pas shpëtimit të pilotit të F-15 nga “thellësia e maleve të Iranit”.

“Ne kemi shpëtuar anëtarin/oficerin e ekuipazhit të F-15, të plagosur rëndë dhe vërtet të guximshëm, nga thellësia e maleve të Iranit”, shkroi Trump në Truth Social.

“Ushtria iraniane po kërkonte me kujdes, në numër të madh, dhe po i afrohej. Ai është një kolonel shumë i respektuar. Ky lloj operacioni rrallë tentohet për shkak të rrezikut për “njerëzit dhe pajisjet”, vazhdoi ai.

“Operacioni i dytë erdhi pas të parit ku ne shpëtuam pilotin në mes të ditës, gjithashtu e pazakontë, duke kaluar shtatë orë mbi Iranin”, shtoi Trump.

Postimi i presidentit amerikan përfundon: “Një shfaqje e mrekullueshme trimërie dhe talenti nga të gjithë. Do të zhvilloj një konferencë për shtyp me ushtrinë në Zyrën Ovale, të hënën, në orën 13:00. Zoti i bekoftë luftëtarët tanë të mëdhenj”.

Ndryshe, Trump më herët tha se “koloneli shumë i respektuar” po monitorohej vazhdimisht nga forcat amerikane përpara operacionit të shpëtimit, duke shtuar se ai “pësoi lëndime, por do të jetë mirë”.

Sipas tij, nuk kishte viktima gjatë operacionit. /Telegrafi/


Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Mateo uron Selinën për finalen dhe bën deklaratën e papritur (VIDEO)
Next Post: TRAGJIKE/Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, ky është 12-vjeçari shqiptar që humbi jetën..!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme