Irani ka refuzuar sërish ultimatumin e presdientit të SHBA, Donald Trump për të hapur Ngushticën e Hormuzit.
Qëndrimi i ashpër i Teheranit ndaj planit të propozuar të armëpushimit u shpreh nga një zyrtar i lartë iranian që foli për Reuters.
“Teherani e ka marrë propozimin, por nuk do t’i nënshtrohet ultimatumeve apo presionit për të marrë një vendim.Teherani nuk do ta rihapë Ngushticën e Hormuzit në këmbim të një armëpushimi të përkohshëm dhe beson se Amerika nuk është gati për një armëpushim të përhershëm.”, tha zyrtari.
Si SHBA-të ashtu edhe Irani kanë marrë një plan me dy nivele për t’i dhënë fund luftës. Plani i armëpushimit duhet të miratohet sot, tha burimi për Reuters, dhe më pas do të vijë një zgjidhje më e përhershme.
Ai vjen nëpërmjet Pakistanit, i vetmi vend që komunikon me të dyja palët në bisedime, shtoi burimi.
Ndërkohë Irani ka konfirmuar gjithashtu se shefi i inteligjencës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) është vrarë, sipas mediave shtetërore.
Kërcënimi i Donald Trump për Pashkët me fjalë të ndyra ka pushtuar titujt kryesorë të gazetave. Presidenti amerikan paralajmëroi në fundjavë se është i përgatitur të godasë termocentralet dhe urat iraniane, duke i thënë Teheranit: “Hapni Ngushticën e Dreqit, ju kopilë të çmendur, ose do të jetoni në Ferr”.
Irani u përgjigj duke thënë se ngushtica “nuk do të kthehet kurrë” në gjendjen e saj të mëparshme.