Skip to content

Lajmi I Fundit

Ja momenti i të shtënave, dhe kaosi i krijuar nga incidenti me të vdekur në ndërtesës së konsullatës izraelite në Turqi (VIDEO)

Posted on April 7, 2026 By admin No Comments on Ja momenti i të shtënave, dhe kaosi i krijuar nga incidenti me të vdekur në ndërtesës së konsullatës izraelite në Turqi (VIDEO)

Pas publikimit të lajmit, në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë ato që supozohet të jenë pamjet e momentit të të shtënave me armë zjarri, pranë ndërtesës ku ndodhet konsullata izraelite në Stamboll të Turqisë.

Bëhet fjalë për një incident, në të cilin, siç ishte raportuar më herët, kanë gjetur vdekjen të paktën dy persona dhe janë plagosur dy oficerë policie.

Nuk kishte informacione të menjëhershme mbi identitetin e sulmuesve ose cilat mund të kenë qenë motivet e tyre, përcjell Telegrafi.

Ministri i drejtësisë i Turqisë tha se ka nisur një hetim.

Ndërkohë, burime i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se asnjë diplomat izraelit nuk është i stacionuar në Turqi, as në konsullatën në Stamboll dhe as në ambasadën në Ankara.

Stambolli është bashkuar në përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim në luftën në Iran.

Istanbul attack update:

– Target: Reportedly Israeli Consulate
– Three gunmen attacked the police station outside the building
– Gunmen neutralised, two of them dead, one heavily wounded
– Two police officers wounded
– ISIS style, trained attackerspic.twitter.com/PrrvSXA8Ui

— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) April 7, 2026

Turqia ishte ndër vendet e para që mbështetën publikisht të drejtën e Iranit për vetëmbrojtje.

E guvernatori i Stambollit, Davut Gul, ka thënë se dy oficerë policie janë “plagosur lehtë”, një sulmues është vrarë dhe dy sulmues të tjerë janë plagosur pas të shtënave.

Raportet e mëparshme të medias thanë se tre persona u vranë.

Sulmuesit ishin të armatosur me armë dhe pushkë dhe mbërritën në vendngjarje me një makinë, shtoi Gul.

⚡️ BREAKING! Terror attack in Istanbul: Israeli consulate targeted

The attackers were wearing camouflage, carrying long-barreled weapons and backpacks. They attempted to break into the building but were stopped.

The terrorists have been neutralized. Among the injured are police… pic.twitter.com/0WRac5GB0B

— NEXTA (@nexta_tv) April 7, 2026

Ai tha se nuk kishte pasur personel diplomatik në konsullatën izraelite në Stamboll për dy vjet e gjysmë. /Telegrafi/


Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Çfarë po ndërton Kina? Projekti i ri që po trondit botën dhe po habit të gjithë ekspertët” (VIDEO)
Next Post: E fundit: SHBA dhe Izraeli filluan me nisëjen e një valë të re sulmesh ndaj Iranit (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme