Skip to content

Lajmi I Fundit

“Moment i rëndësishëm në historinë botërore”, Trump paralajmëron Iranin: Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte

Posted on April 7, 2026 By admin No Comments on “Moment i rëndësishëm në historinë botërore”, Trump paralajmëron Iranin: Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar për një moment kritik në historinë botërore, duke iu referuar afatit të tij për Iranin për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.

Trump i dha Teheranit afat deri në mesnatë.

“Në një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë”, shkroi Trump, duke shtuar më pas se “ndoshta diçka e mrekullueshme në mënyrë revolucionare mund të ndodhë”.

Më herët, ai kishte paralajmëruar se nëse Irani nuk vepron, udhëheqja e tij do të përballet me pasoja të rënda, duke përdorur edhe gjuhë të ashpër ndaj autoriteteve në Teheran.

“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë. Nuk dua që kjo të ndodhë, por me gjasë do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi një ndryshim të plotë dhe total të regjimit, ku mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionare dhe e mrekullueshme kush e di? Do ta zbulojmë sonte, në një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës. 47 vite zhdukje, korrupsion dhe vdekje më në fund do të marrin fund. Zoti i bekoftë njerëzit e mrekullueshëm të Iranit!”, shkruan Trump në një postim në rrjetet sociale.

Deklaratat e fundit vijnë në një moment tensioni të lartë në rajon, ndërsa kriza për Ngushtica e Hormuzit vijon të mbajë në ankth tregjet globale dhe politikën ndërkombëtare.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Izraeli nuk pret miratimin e Trump b*mbardon 10 pika kyçe në Iran për të ndaluar lëvizjen e a*mëve..!
Next Post: “E pashë në ëndërr’/ 15 vite nga zhdukja e Bleona Matës! Shokon gjyshi: Një nga 5 vajzat na tha se Bleona do kthehet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme